Ne Oxygen Studio, kemi eksperience te gjere ne planifikimin dhe ndertimin e faqeve per shitje online, ose sic njihen me termin e-commerce. Njohim disa nga platformat me kryesore te cilat perbejn pjesen me te madhe te ketij tregu si, Woocommerce, Shopify, Magento apo OpenCart.
Tashme rendesia dhe transformimi i biznesit online eshte i njohur nga te gjithe. Marketingu online shtyn klientet potenciale drejt transaksionit online. Ata tashme e njohin teknologjine dhe jane edukuar per te kryer transaksione te tilla.
E rendesishme eshte qe eksperienca e perdoruesit te faqes te jete sa me e thjeshte dhe intuitive drejt nevojave te tij. Pikerisht kjo eshte pjesa ku ne ne Oxygen kemi dhe piken me te forte. Njohim shume mire nevojat dhe arrijme te projektojme nje arkitekture shume solide per shitjen online.
Ka shume platforma sot ne internet dhe te gjithe premtojne qe sa hap e mbyll syte do keni nje dyqan online, por nuk eshte aspak keshtu. Nje dyqan online kerkon shume pune kerkimore me pare se te vendosesh se cilen platforme te perdoresh, si te rendisesh produktet, menaxhimi i stokut, si te besh filtrimin e tyre si dhe eksperienca e klientit gjate checkout. E fundit por jo me pak e rendesishmja, lidhja me procesuesit e pagesave me karte krediti si, PayPal apo bankat shqiptare ose te huaja.
Nese keni nje ide per te krijuar nje dyqan online, ndajeni me ne, dhe do ju ndihmojme te implementoni deri ne fund idene tuaj. Stafi yne profesional eshte i pregatitur te ruaje me seriozitet konfidencialitetin e idese tuaj, ajo do mbetet gjithnje e juaja nese e realizoni apo jo projektin me ne!