Website

Zgjidhje eCommerce per shitje-blerje online

Trendi i rritjes se biznesit online
Trendi europian i rritjes se biznesit online

Ne Oxygen Studio, kemi eksperience te gjere ne planifikimin dhe ndertimin e faqeve per shitje online, ose sic njihen me termin e-commerce. Njohim disa nga platformat me kryesore te cilat perbejn pjesen me te madhe te ketij tregu si, Woocommerce, Shopify, Magento apo OpenCart. 

Tashme rendesia dhe transformimi i biznesit online eshte i njohur nga te gjithe. Marketingu online shtyn klientet potenciale drejt transaksionit online. Ata tashme e njohin teknologjine dhe jane edukuar per te kryer transaksione te tilla.

E rendesishme eshte qe eksperienca e perdoruesit te faqes te jete sa me e thjeshte dhe intuitive drejt nevojave te tij. Pikerisht kjo eshte pjesa ku ne ne Oxygen kemi dhe piken me te forte. Njohim shume mire nevojat dhe arrijme te projektojme nje arkitekture shume solide per shitjen online.

Ka shume platforma sot ne internet dhe te gjithe premtojne qe sa hap e mbyll syte do keni nje dyqan online, por nuk eshte aspak keshtu. Nje dyqan online kerkon shume pune kerkimore me pare se te vendosesh se cilen platforme te perdoresh, si te rendisesh produktet, menaxhimi i stokut, si te besh filtrimin e tyre si dhe eksperienca e klientit gjate checkout. E fundit por jo me pak e rendesishmja, lidhja me procesuesit e pagesave me karte krediti si, PayPal apo bankat shqiptare ose te huaja.

Nese keni nje ide per te krijuar nje dyqan online, ndajeni me ne, dhe do ju ndihmojme te implementoni deri ne fund idene tuaj. Stafi yne profesional eshte i pregatitur te ruaje me seriozitet konfidencialitetin e idese tuaj, ajo do mbetet gjithnje e juaja nese e realizoni apo jo projektin me ne!

Konsulence ne organizimin e permbajtjes se faqes

Duke qene te specializuar ne ndertimin e faqeve te internetit, ne kemi mundesi tju ndihmojme edhe ne organizimin e permbajtjes si dhe shkrimin, redaktimin e teksteve duke i bere ato me terheqese dhe me efektive kundrejt motoreve te kerkimit. Ne ditet e sotme ky proces po behet gjithje e me i rendesishem pasi ndikon direkt ne marketing, duke u profilizuar si "content marketing".

Nepermjet kesaj teknike ju keni mundesi te gjeneroni me teper klikime ne faqe duke siguruar me shume trafik dhe kliente potenciale.

Aplikacione dhe faqe te dedikuara per Mobile

Regjistrim Domain & Web Hosting

Domaine .al - Oxygen.al ofron sherbimin e regjistrimit te adreses se internetit (domain) si dhe hapjen e nje hapsire server/host (serverit te faqes). Ne mund te regjistrojme domainin per ju vetem per 10 €/vit per te gjithe domainet me prapashtese, duke filluar nga .al dhe duke vazhduar me .com, .net, .org, .info...etj. 

Server i dedikuar - Sherbimi yne WebHost vjen me nje server te dedikuar, me Plesk cPanel, hapsire, trafik, emaile pa limit... Tek ne do te gjeni ate cfare ju duhet, dh ashtu sic duhet. Ndryshe nga shume ofrues te tjere, ne kemi serverin tone te dedikuar per klientet tane, duke ofruar nje cilesi maksimale te sherbimit. Garantojme se 99.9% te kohes, serveri nuk ka shkeputje, si dhe cfare eshte me e rendesishmja suport ne cdo kohe 24/7.

Ju mund te zgjidhni ndermjet paketave te qe ne ofrojme per shumicen e klienteve tane, ose te porosisni nje pakete enkas per ju sipas kerkesave qe mund te keni, duke klikuar ketu.

  • Basic
  • €5(/muaj)
  • nuk perfshin suport
  • 10 GB hapsire web
  • 30 GB trafik
  • 20 adresa email
  • Standard
  • €10(/muaj)
  • ndryshime ne faqe
  • 30 GB hapsire web
  • 50 GB trafik
  • 50 adresa email
  • Utimate
  • €25(/muaj)
  • mirmbajtje e faqes
  • 50 GB hapsire web
  • Trafik pa limit
  • Adresa email pa limit

Ndertim Faqe Interneti Responsive

Dizenjimi "responsive" eshte trendi me i fundit ne fushen e web design. Sipas statistikave, perhapja e tablets do kaloje shifren e 100 milion perdoruesve, madje thuhet se po futemi ne eren e post-pc.

Pra njerezit gjithnje e me shume aksesojne internetin nepermjet smartphone-ve apo tablets.

Kjo risi ben qe dhe modeli i dizenjimit te websiteve te ndryshoje nga standarti me pixel te percaktuar, ne perqindje, ose me stile te ndryshme per rezolucione monitoresh te ndryshem.

Nepermjet nje informacioni qe jep secili shfletues interneti, "user agent" arrihet te dedektohet se nga cfare sistemi operativ kerkohet te aksesohet faqa, cili eshte rezolucioni ekranti dhe lloji shfletuesit. Keto te dhena me pas perdoren per tiu pergjigjur kerkeses per hapjen e faqes, duke i shfaqur modelin me te pershtatshem per ate tip aparati, pc, tablet apo smartphone. Kjo teknike zevendeson ate te dizenjimit te faqes dy here (per pc vec dhe smartphone vec) si dhe jep mundesine e perdorimit nga shume madhesi ekranesh (jo vetem dy).

Ne Oxygen Studio, ne i kemi dhene nje rendesi shume te vecante ketij fakti, dhe punojme cdo dite per te qene me afer teknologjive dhe zhvillimeve te reja ne menyre qe produkti final qe i ofrojme klientit te jete ai i duhuri.

Hausbrandt Suzuki Aurela Gace AIBA   Eco MarketUSLUGA Hygeia